Një tjetër kandidate nga listat e LSI ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ, pasi kërkon të marrë mandatin e deputetit.

Mësohet se kandidatja që kërkon mandatin e deputetit është Enada Koçiraj, pjesë e listës së LSI në qarkun e Vlorës. Enada Koçiraj ishte e treta në listën e Vlorës dhe do të zëvendësojë ish- deputetin Shezai Rrokaj.

Ajo është kandidatja e dhjetë nga radhët e LSI që kërkon të marrë mandatin e deputetit pas djegies së mandateve nga opozita. Deri më tani janë 17 kandidatë në total nga opozita e re që kërkojnë mandatin e deputetit, ndërsa 4 prej tyre janë betuar në Kuvend dhe të tjerët janë në proces.

Ajo që bie në sy, është CV e saj, dorëzuar pranë KQZ. Del në pah se kandidatja nuk ka punuar asnjë ditë të vetme.