Kandidatët pranuan mandatin, Kryemadhi: Tradhtarë! Askush nuk do jua fal

“Nuk ka për t’ju falur asnjëri, tradhtarë”. Kështu u shpreh kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim,

Monika Kryemadhi, sa i përket kandidatëve nga listat e kësaj partie, që pranuan të marrin mandatin e deputetit, pas vendimit në bllok të opozitës për të hequr dorë nga mandati i deputetit.

Gjatë një takimi me Komitetin Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Rinore për Integrim, Kryemadhi tha se kandidatëve në listat e zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës, i është bërë presion nga qeveria për të pranuar mandatin.

“Falenderoj kandidatët e LSI që nuk u joshën nga paratë e drogës, qëndruan përballë çdo presioni.

Ata që kontaktojnë kandidatët e LSI, mos guxojnë t’ju afrohen, se të gjithë i mbajnë mend që kur ishit në pushtet nuk i hapnit telefonin njerëzve të LSI, por përkundrazi i keni rrjepur ata. Një shprehje popullore thotë: Ujku qimen e ndërron por zakonin s;e harron”, ne e dimë shumë mirë.

Ata që kërkojnë të përdorin emrin e LSI të jenë të kujdesshëm se nuk ka për t’jua falur asnjëri. Logoja e

LSI është simbole të pacënueshme mëkatet e njerëzve që hyjnë e dalin në listat tona ne do t’i paguajmë. Tradhtinë e përdorin të gjithë, por tradhtarin asnjë nuk e do”, tha Kryemadhi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...