Ermal Meta është një ndër këngëtarët shqiptarë që ka bërë krenar të gjithë vendin tonë kudo në botë.
Ai pasi fitoi ‘Sanremon’, përfaqësoi Italinë në Eurovizion, ku dhe u rendit i treti.
Ermali herë pas here vjen në Shqipëri për intervista të ndryshme dhe koncerte.
Mirëpo, një anë e fshehtë e Metës, është që ai zgjedh të vizitojë shpesherë dhe pikat turistike më të bukura të atdheut të tij.
Gjatë ditës së sotme, Ermali ka qenë mysafiri i veçantë i restorantit ‘Mrizi i Zanave’ në Fishtë.
Ekskluzivisht për newsbomb.al, Ermali ka pranuar se është hera e dytë që vjen te ‘Mrizi i Zanave’. Ai shprehet se e bën për patriotizëm dhe se ndihet shumë mirë.