Roza Lati është një ndër personazhet më aktivë në ‘Instagram’ dhe shpesh e përdor këtë rrjet social si një mënyrë të mirë për të ndarë mendimet e saj me personat që e ndjekin.

Moderatorja e njohur është gjithmonë shumë e drejtpërdrejtë dhe nuk e ka problem të godasë fort edhe disa fenomene të shoqërisë në tërësi. Së fundmi ajo është shprehur e shqetësuar me vetë mesazhet që vajzat transmetojnë përmes përshkrimeve që përdorin për fotot e tyre në ‘Instagram’.

Ashtu siç është vënë re kohët e fundit, një pjesë e mirë e vajzave kanë filluar të përdorin një shprehje të shkëputur nga kënga e Ariana Grande “Break up with your girlfriend, i’m bored”.

Rozës siç duket nuk i pëlqen aspak kjo gjë dhe nuk ka ngurruar të thumbojë publikisht vajzat që përdorin këto fjalë në përshkrimet e tyre të fotografive.

Ajo ka thënë se e justifikon Arianën që transmeton një mesazh të tillë në këngët e saj, por është e patolerueshme për vajzat që e përdorin për qëllim tjetër.

Moderatorja ka shtuar se nuk është kundër publikimit të fotove seksi, por duhet gjetur një mesazh brenda normave për t’u transmetuar.

“S’jam kundër për foto ekstreme seksi, foto rebele. Trego veten tënde e dashur. Por në titull mbase më ‘cool’ ngjan një vajzë që shikon punën e saj dhe s’i plas për asnjë sesa këto…. ‘unë jam më e mirë se e dashura jote. Shiko se unë të ndaj ty nga ai djali direkt, të kthej në një ishe’.

S’jam moraliste jam thjesht njëra që ja hapët barkun me këto fodullizma dhe tituj bombastik, duke parë si e nxirrni veten kaq k***a. Ma ka qejfi të bëj foto të bukura seksi…por do e vras mendjen mirë për titullin”, – ka shkruar Roza në ‘Instastory’.

Në rrjetet sociale nuk mund të gjenden modelet më të mirë për t’u ndjekur dhe rasti që sjell Roza është ndoshta një ndër shembujt më konkret.