Një vajzë raportohet se ka mbetur e lënduar si pasojë e shkëputjes të një ashensori.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në një pallat në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Sipas informacioneve e plagosur ka mbetur një vajzë 24-vjeçare, e cila ishte brenda në ashensor.
“Rreth orës 16:25, në një pallat në rrugën “Don Bosko” është rrëzuar ashensori nga kati i parë në bodrum.
Në ashensor ndodhej një shtetase rreth 24 vjeçe e cila ka pësuar lëndime dhe është transportuar në spital për kujdes mjekësor”, sqaron policia.
Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të shkëputjes së ashensorit.