“Nuk shohin asnjë të ardhme këtu”, të rinjtë shqiptarë me ëndrrën për t’u larguar nga vendi

Shqiptarët po largohen çdo ditë e më shumë nga vendi në kërkim të një jete më të mirë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe 21-vjeçari Alban Tufa. Tentativa e tij e parë ishte brenda një kamioni i cili transportonte lodra. Autoritetet britanike ranë në gjurmët e tij dhe e kthyen mbrapsh disa javë më vonë.

Kjo ngjarje daton 6 vite më parë, megjithatë i riu kërkon sërisht të lërë vendlindjen, shkruan “France24”. Më tej pas dy vitesh ai bën një tentative tjetër, duke qëndruar për muaj të tërë në një kamp refugjatësh. Tashmë që është 27 vjeç, ai vazhdon studimet master, por ëndrra e tij është ta largohet, kësaj here në mënyrë ilegale.

I riu tha:

Në Shqipëri të gjitha familjet kanë nga një anëtar i cili ka emigruar, kështu që shkova dhe unë. Doja të shkoja në Britani për të punuar, për sa kohë që puna ime do të ishte e ndershme.

Më tej ai shton se ka tentuar me të gjitha mënyrat të lërë Shqipërinë, i ndihmuar dhe nga trafikantët e jashtëligjshëm.

Sipas sondazheve të “Gallup”, 60% e shqiptarëve duan të lënë vendin e tyre, duke u renditur të katërt në botë, ndërsa ky fenomen është më i prekshëm tek të rinjtë.

Ndërkohë statistikat e Bankës Botërore, flasin për një tkurrje të Shqiptarëve brenda territorit, si pasojë e ikjeve masive dhe uljes së numrit të lindjeve, duke e çuar nga 3.3 milion që ishte në vitin 1990, në 2.9 milion.

Edhe pse qeveria nuk ka të dhëna për numrin e emigrantëve, mendohet se numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë kufirit është 1.2 milion, e vlefshme me 40% të numrit të përgjithshëm të popullsisë.

Në artikull preken edhe disa probleme të tjera siç janë të ardhurat, që konsiderohen nga më të ulëtat në Europë, papunësia e lartë tek moshat e reja, korrupsioni dhe punësimi sipas pikëpamjeve politike.

Daniela Duli, një studente 18-vjeçare, e cila synon të punojë në Itali pas studimeve thotë:

Nëse nuk ke njohje të fuqishme nuk mund të gjesh punë. E vetmja mënyrë për të siguruar punë është të japësh lekë.

Në shkrim flitet edhe për revoltën studentore të dhjetorit, ku mijëra të rinj dhe të reja dolën në rrugë për të kërkuar të drejtat e tyre.

Armando Xhaxho, njëri prej pjesëmarrësve në protestë u shpreh:

Shumica e miqve të mij kanë emigruar, për shkak se nuk shohin ndonjë të ardhme këtu, ata shohin vetëm papunësi dhe mungesë cilësie në mësimdhënie.

artikull thuhet se kryeministri Edi Rama, largimin e njerëzve e quajti diçka normale, që ndodh në gjithë botën. Gazetari e ka lidhur ikjen masive me të shkuarën komuniste, ku vendi vuajti nga izolimi 45 vjeçar dhe më pas me hapjen e kufijve, të gjithë kërkonin të largoheshin nga vendi.

Në 2018 u regjistrua një numër i madh kërkesash për azil nga shqiptarët, plot 17 mijë, ku shumica e tyre janë refuzuar, por shqiptarët nuk dorëzohen dhe përpiqen të emigrojnë në mënyra ilegale, thuhet ndër të tjera në artikull.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...