Historia e dhi.mbshme, hasmëria u mori dy djem, tani familja qëndron e ngujuar (video)

Familja Rexha është familja e radhës që u prek nga zakoni dhe pla.ga e vjetër e vendit tonë, hasmëria. Tani familja nga Ferizaj janë ngujuar, kjo për arsyen se djali i vogël i tyre Sh.R 17 vjeçar, dyshohet se ka kryer një vr*sje.

Në shtëpinë e të dyshuarit, vetëm dy gra po qëndronin në shtëpi. E njëjta situatë është edhe në familjen Aliu. Këta të fundit sot i dhanë lamtumirën e fundit Mentorit i cili mendohet të jetë vr*rë nga Sh.R një ditë më parë.

Sipas mediave, kjo vr*sje u krye për shkak hakmarrjeje. Sh.R i ishte vr*rë një vëlla në qendër të qytetit të Ferizajt, pikërisht nga vëllai i Mentor Aliut, Meritoni.

Historia fillon që në vitin 2016 ku dy të rinjtë u futën në një konflikt.

Familja Rexha, u kishte dhënë besë familjes Aliu deri më 31 dhjetor të 2018, menjëherë me fillimin e 2019 familja përfundoi në hakmarrje. Tani të dyja familjet qëndrojnë të ngujuara në banesat e tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...