Hoqi dorë nga këto 2 zakone të këqija dhe humbi 80 kg. Shikoni ndryshimin e saj të pabesueshëm pas 1 viti

vetëm një vit e gjysmë më parë, jeta e Jessica Benitez ishte krejtësisht e ndryshme nga ajo e sotme. Çdo ditë hante ushqim fast food dhe kalonte orë shtrirë në shtrat duke shikuar televizor.

“Gjithçka që bëja ishte të haja, të shkoja në punë dhe të shikoja seriale televizive”, thotë Jessica. Në moshën 19-vjeçare peshonte 145 kilogramë. Ishte atëherë kur ajo vendosi të bënte ndryshime rrënjësore në jetën e saj. Obeziteti nuk është vetëm një problem i pamjes së jashtme, çfarë me të vërtetë është në rrezik është shëndeti i atij që vuan prej tij.

Jessica e dinte se nëse donte të humbte peshën ajo do të duhej të bënte ndryshime rrënjësore në jetën e saj. Gjëja e parë që bëri ishte të harronte ushqimin fast food.

Pas kësaj, ajo u largua fjalë për fjalë nga divani dhe nga serialet televizive dhe filloi të kërkonte video në YouTube për t’u stërvitur. Në fillim të vitit 2016 ajo filloi të stërvitej vetëm në shtëpi, sepse ajo kishte frikë, turp dhe shmangte ndjekjen e palestrave.

Megjithatë, sot palestra është bërë një nga vendet e saj të preferuara dhe kur ajo shkon atje ndjen shumë lumturi dhe gëzim. Ajo stërvitet çdo ditë për rreth dy orë dhe ndryshimet në shëndetin dhe trupin e saj mund të shihen.

Në profilin e saj në Instagram, vajza ka dokumentuar udhëtimin e saj të pabesueshme.

“Emri im është Jessica dhe unë jam 21 vjeçe, unë jam 162 centimetra e gjatë dhe unë kam humbur 80 kg duke ndryshuar zakonet e mia të të ngrënit dhe duke u ushtruar. Kur fillova, unë peshoja 145 kilogramë dhe tani peshoj mes 60 dhe 70 kilogram”, shkroi ajo në Instagram.

“Askush nuk besonte se mund të shkoj aty ku jam sot. Isha e trembur, por tani besimi im është shumë më i fortë dhe kam shumë energji”, shton ajo.

Kjo vajzë e re shpreson të jetë një frymëzim për shumë njerëz që nuk dinë të dalin nga rrethi vicioz i zakoneve të këqija dhe për ata që kanë frikë nga stërvitja fizike.

Çfarë mendoni për ndryshimin e kësaj vajze të bukur? Na lini një koment dhe mos harroni të ndani këtë histori të pabesueshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...