Shëndeti, dashuria, financat: Horoskopi i plotë i muajit Shkurt 2019

Dashi

Në këtë muaj të dytë të vitit, jeta juaj do pësojë goxha ndryshime. Lëreni pas të shkuarën dhe mendoni vetëm për të ardhmen. Nëse jeni në një lidhje duhet ta dëgjoni më me kujdes tjetrin dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të veproni në kokën tuaj.

Mos e prishni me dorën tuaj marrëdhënien e ngrohtë që keni krijuar. Ju beqarët do keni një muaj pozitiv dhe plot takime interesante. Papritur do filloni edhe lidhjet që keni ëndërruar. Shëndeti do ketë probleme të vogla.

Mund të prekeni nga viruset e stinës dhe do ndiheni të pafuqishëm. Financat do jenë të qëndrueshme 2 javët e para, por më pas, duke mos shpenzuar me maturi, gjendja do vijë duke u trazuar.

Kërkoni ndihmë në rastin më të keq. Në punë shpesh do ju mungojë besimi tek vetja, por në fund, me pak mundim do arrini rezultatet e shumëpritura.

Demi

Këtë muaj do kaloni një periudhë mjaft interesante sidomos dy javët e para. Nëse jeni në një lidhje, do e kaloni shpejt rutinën dhe do planifikoni gjëra të reja me partnerin tuaj. Nuk do mungojnë as çmenduritë e vogla.

Ju beqarët do lodheni paksa së kërkuari, por personi që do gjeni do jetë i mrekullueshëm dhe tejet i përshtatshëm. Me shëndetit duhet të tregoheni të kujdesshëm. Jo çdo ditë do ndiheni mirë, por me pak maturi dhe duke folur me mjekët gjithçka do rregullohet.

Gjendja e financave do kërkojë më shumë vëmendje. Mos shpenzoni shuma të konsiderueshme sepse do mbeteni në gjendje të keqe.

Puna do jetë e paqëndrueshme në periudhën e parë të muajit, por dalëngadalë situata do filloje të stabilizohet. Do i kuptoni gabimet dhe do hidhni hapat e duhura.

Binjakët

Edhe pse moti do jetë i ftohte, klima në jetën tuaj nuk do jetë e acartë. Për ju që keni një lidhje do mbizotërojë harmonia dhe bashkëpunimi. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin dhe nuk do merrni vendime të nxituara.

Ju beqarët, herë pas here nuk do jeni në humor të mire dhe nuk do i pranoni ftesat që do iu bëhen. Pjesa e dytë e muajit do jetë gjithsesi më e mirë dhe më me fat. Shëndeti shpesh do ketë disa probleme.

Mos neglizhoni asgjë sepse situata mund të përkeqësohet. Financat do jenë shumë më të qëndrueshme. Nuk pritet të keni aspak vështirësi për të kryer investimet e nevojshme.

Në punë do i mahnitni të gjithë me ato që do arrini. Shumë kolege do kërkojnë të bashkëpunojnë me ju në mënyrë që të bëhen edhe më të njohur. Shefat do ju shpërblejnë me para.

Gaforrja

Ky muaj pritet të jetë shumë më i qëndrueshëm se ai që kaluat. Do jeni më të hapur dhe me komunikues me të gjithë. Nëse jeni në një lidhje do kaloni më tepër kohë me atë që doni dhe mund të mendoni t’i çoni gjërat në një tjetër stad.

Nëse keni fëmijë do merrni lajme të mira nga kopshti apo shkolla e të vegjëlve tuaj. Ju beqarët do jeni shumë nostalgjike dhe me zor do shkëputeni nga e shkuara. Hapini sytë dhe përfitoni nga ftesat që do iu bëhen.

Shëndeti nuk do jetë aspak i mirë. Shumë shpesh stresi dhe lodhja do ju krijojnë probleme të mëdha. Sektori i financave do mbetet delikat deri javën e dytë, ndërsa më pas gjendja do fillojë të normalizohet.

Në punë do keni plot projekte për të realizuar dhe nuk do ju mungojë aspak vullneti për t’ia dalë mbanë. Do i rregulloni edhe marrëdhëniet me shefat.

Luani

Gjatë këtij muaji do mbizotërojë dialogu dhe mirëkuptimi në jetën tuaj. Edhe nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur mosmarrëveshje të mëdha më në fund do pajtoheni dhe do ndiheni të qetë.

Ju beqarët do jeni gjithë kohës të rrethuar nga miqtë e ngushtë dhe nuk do e keni mendjen për të kërkuar dashurinë. Gjithsesi nga java e tretë ka gjasa të ndodhe diçka e mrekullueshme.

Shëndeti nuk do jetë aspak në gjendje të mire. Do e ndieni shumë të ftohtin dhe do prekeni shpesh nga virozat e stinës. Financat do jenë të qëndrueshme për aq kohë sa ju të shpenzoni me kujdes. Mos luani me zjarrin sepse mund të digjeni keq.

Në punë duhet të bëni plane dhe të ecni në bazë të tyre në mënyrë që të arrini sa më lart. Po ecët kuturu mund të përballeni edhe me disa probleme. Situata në disa raste do ju ndërlikohet së tepërmi.

Virgjëresha

Tre javët e para të këtij muaji nuk do jeni në gjendjen më të mirë dhe çdo gjë do e bëni sepse duhet bërë. Ju që jeni në një lidhje do keni edhe mosmarrëveshje të forta me partnerin tuaj dhe do vendosni distancë me njëri-tjetrin.

Nëse keni një lidhje që ka kohë që nuk ec dhe nuk ju sjell kënaqësi, më mirë jepini fund njëherë e mirë. Ashtu do ndiheni të çliruar. Ju beqarët duhet të mendoheni disa herë para se të pranoni ftesa.

Jo të gjithë janë ashtu si do ju shfaqen juve para. Shëndeti herë do jetë i mirë e herë delikat. Duhet të kujdeseni më tepër për ushqimin dhe duhet patjetër të hiqni dorë nga jeta sedentare.

Financat vetëm falë ndihmës së familjarëve nuk do dobësohen. Falënderojini ata. Në punë javët e para do jenë goxha të ndërlikuara dhe plot angazhim. Herë pas here nuk do dini çfarë të bëni më parë.

Peshorja

Ky muaj do jetë shumë entuziast dhe plot të papritura në çdo fushë. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni sepse planetët do mendojnë për gjithçka. Pas javës së dyte mund të merrni edhe vendime të rëndësishme.

Ju beqarët që në fillim të muajit do realizoni takimet e ëndërruara dhe zemra do ju rrahë shumë fort. Gjithçka do realizohet si nëpër ëndrra. Shëndeti do jetë i mirë. Do jeni energjikë edhe pse keni kaluar disa festaa të cilat mund t’iu kenë lodhur pak.

Nëse vuani nga stomaku do jeni disi më të qetë. Në planin financiar do ndiqni një strategji strikte dhe gjendja nuk do jetë aspak problematike.

Në punë do jeni më me fat pas datës 8. Do ju bëhen propozime të mahnitshme të cilat nuk duhet t’i refuzoni për asnjë lloj arsyeje. Herë pas here do habiteni edhe me zotësitë tuaja.

Akrepi

Ky muaj nuk do jete aspak ashtu si ju e keni pritur. Herë pas here mund të përballeni me vështirësi tejet të mëdha. Ju të dashuruarit do e filloni keq këtë periudhë. Zënkat dhe mosmarrëveshjet do bëhen që javën e parë të padurueshme.

Mirë do jetë që para se të merrni vendime, të diskutoni njëherë gjerë e gjatë me partnerin. Të gjithë kanë mosmarrëveshje, por lum ata që dinë si t’i menaxhojnë dhe i zgjidhin shpejt.

Ju beqarët do vazhdoni të mbeteni të vetmuar. Asnjë mundësi e mirë nuk do iu jepet këtë periudhë. Shëndeti fatmirësisht nuk do përbëjë asnjë problem. Do jeni në formë të kënaqshme.

Në planin financiar do jeni shumë të qartë për atë që duhet të bëni dhe do merrni masat e duhura. Nuk priten vështirësi. Në punë bëni kujdes nga disa persona që ju rrethojnë sepse do ua prishin gjithë planet.

Shigjetari

Edhe pse ndikimi i yjeve do jetë shumë pozitiv gjatë këtij muaji, ju sërish do ndiheni keq në disa momente. Nëse jeni në një lidhje mund të përballeni me probleme të reja dhe asgjë nuk do ju shkojë sipas planeve.

Mundohuni të toleroni dhe të hapni rrugë herë pas here. Ju beqarët do keni disa takime interesante të cilat mund t’iu çojnë në një tjetër fazë. Mund të ndiheni aq mirë pranë miqve saqë nuk do e ndieni nevojën për një lidhje.

Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Nuk do ju mungojë aspak energjia dhe do dini si ta kaloni me lehtësi stresin. Kujdesi për veten do jetë i madh. Për financat viti do fillojë mjaft mirë.

Nuk pritet asnjë vështirësi për asnjë moment. Në punë do jeni plot ide të reja. Nuk do e keni të vështirë as të bashkëpunoni me kolegët dhe do arrini ku keni dashur gjithmonë. Bravo edhe për vendosmërinë.

Bricjapi

Fillimi i muajit do jetë shumë i qetë sidomos për ju që jeni në një lidhje. Do reflektoni me kujdes për çdo hap që do hidhni dhe nuk do nxitoheni. Pas datës 10 situata ka rrezik të pësojë disa ndryshime.

Tregohuni të kujdesshëm sepse shumë persona do mundohen t’iu prishin punë. Ju beqarët nuk do keni mundësi shumë të mira për të realizuar takime të rëndësishme, megjithatë muaji nuk do jetë i keq.

Miqtë dhe familjaret do ju surprizojnë në çdo moment. Nëse për shëndetin nuk përkujdeseni, situata do ju dalë tërësisht jashtë kontrollit. Do keni goxha shqetësime serioze. Financat do jenë herë pas here delikate.

Shpenzoni aq sa mundeni, mos i kaloni limitet. Në punë do përballeni me një problem serioz të cilat do e kaloni vetëm me ndihmën e kolegeve. Asgjë nuk do jetë aq e thjeshtë sa e keni menduar.

Ujori

Ky do jetë një muaj shumë pozitiv për të gjithë. Do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do ju gjeni zgjidhje problemeve. Nëse jeni në një lidhje do filloni projekte të përbashkëta me partnerin dhe do afroheni më shumë se kurrë me njëri-tjetrin.

Në çdo kohë do mbizotërojë harmonia, paqja dhe bashkëpunimi. Ju beqarët vërtet do keni takime të rëndësishme dhe emocionuese, por bëni mirë të mateni mirë para se të hidhni hapa të mëdha.

Shëndeti do ketë shqetësime shumë të vogla. Do e merrni çdo gjë me lehtësi dhe nuk do e lëshoni veten asnjë çast. Financat do jenë dinamike që në fillim të muajit.

Do mund të shpenzoni sa të doni për ato që keni nevojë dhe do hiqni edhe para mënjanë. Në punë do e zgjeroni horizontin dhe do provoni edhe emocione të reja. Do i bindi të gjithë se jeni më të mirët.

Peshqit

Gjate këtij muaji nuk do jeni shumë në humor dhe herë pas here gjërat nuk do ju rrjedhin si do dëshironit. Ju që jeni në një lidhje do kërkoni gjëra të pamundura nga partneri dhe do mërziten kur ai të mos ua plotësojë dëshirat.

Reflektoni me kujdes dhe ndreqini gabimet pa qenë vonë. Ju beqarët do i shohin miqtë me një sy tjetër dhe nuk do keni as druajtje t’i shprehin ndjenjat. Statusin do ndryshoni shumë më shpejt nga sa mendonit.

Shëndeti herë do jetë i mirë dhe herë mund të ketë probleme të vogla. E mira është të mos qëndroni të mbyllur dhe të merrni ajër të pastër. Për financat, 10 ditët e para do jenë më delikatet.

Menaxhojini me kujdes paratë dhe mos shpenzoni shuma të konsiderueshme. Në punë do përballeni me vështirësi, por me pak këmbëngulje dhe me ndihmën e familjareve do ja dilni.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...