Rrjetet sociale janë ato ku shumica e popullsisë informohen për lajme nga më të ndryshmet nga e gjithë bota, por jo vetëm.

Të shumta janë edhe grupet që persona nga më të ndryshëm i hapin në Facebook, për interesa nga më të ndryshmet.

Krejt rastësisht, syri na zuri një postim në një grup ku audienca ishte greke. Një shtetas grek ka postuar në grupin “Tρελές προσφορές’’, ose “Oferta të çmendura”, një monedhë të vjetër e përbërë nga brozi, ku është i stampuar heroi kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Shtetasi grek jep detaje edhe mbi diametrin e monedhës, madje I ka vendosur çmimin prej 9 eurosh për këdo që është i interesuar ta blejë.

Pagesa do bëhet vetëm nëpërmjet bankës, ka shtuar në postim Nektarios. Në fillim të postimit, greku thotë se monedha apo medalja siç e quan ai, vjen nga Kosova.

PUBLICITET