“Këtu s’do të jem do jem larguar, nën tokë i tretur si të tjerët” (VIDEO)

Shkoder.info ju sjellë këngën “Kur të jesh mërzitur shumë” sjellë mjaftë bukur nga Ardit Gjebrea, teksti i të cilës është marrë nga poezia e Dritëro Agollit.

Këtu s’do të jem, do jem larguar;
Nën tokë i tretur si të tjerët,
Në kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamarierët.
Dhe nëpër udhët ku kam ecur,
S’do ndihet kolla ime e thatë,
Dhe, kur në xham të fryje erë,
Do qash me erën dalëngadalë
Po kur të jesh mërzitur shumë.
Në raft të librave kërkomë,
Atje i fshehur do të jem unë,
Në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë
Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe unë do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshësh,
Si një blerim pas një rrëkeje.
Dhe unë do zbres, do vij pas teje;
Do vij pas teje…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...