Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër njofton se është e angazhuar maksimalisht me të gjitha shërbimet e policisë për të perballuar situaten e veshtirë të krijuar nga reshjet dëborës gjatë dy ditëve të fundit.

Me shërbimet e policisë rrugore, shërbimet e rendit të mbështetura nga grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër kryhen patrullime në të gjitha akset rrugore në qytet dhe në rruget rurale.

Po bashkepunohet intensivisht me Institucionin e Prefekturës Shkodër pushtetin vendor në çdo Njësi Administrative, dhe drejtorinë e mirembajtjes së rrugëve

për të ofruar shërbimet me mjete borëpastruse me qëllim mbajtjen të hapur të akseve rrugore dhe nderhyrjen për çdo emergjencë e shqetësim të qytetarëve thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Policia Rrugore gjithashtu u ben thirrje qytetarëve të kufizojne sa më shume levizjet me mjete e ne rast lëvizje, këshillon drejtuesit e automjeteve që të mos qarkullojnë pa vendosur zinxhirë, të moderojnë shpejtësinë në ato akse ku ka prezencë dëbore dhe akulli,

të vendosin rripin e sigurimit dhe të shmangin përdorimin e celularit dhe alkoolit jashtë normave të lejuara gjatë drejtimit të automjetit. Policia do jetë në gadishmeri në çdo kohë dhe për çdo rast që do na kërkohet ndihma nga qytetaret ata mund të telefonojnë në numrat e emergjencave 112. 129, 127,

dërgoni mesazhe e imazhe në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, gjithashtu policia vë në dispozicion dhe numrin ‭fiks +355 22 248 375‬ të sallës operative duke ju siguruar një reagim të shpejtë dhe profesional.

/star plus/