Maral martohet me aktorin e njohur, diferenca e tyre në moshë po i shokon të gjithë

Me siguri të gjithë e mbani mend serialin “Maral” të transmetuar në Klan pak kohë më parë. Aktorja kryesore e serialit, Hazal Kaya e cila dikur luante edhe rolin e Nihalit tek “Dashuri e ndaluar”, i ka dhënë fund beqarisë.

Hazal Kaya ka mbajtur së fundmi festën e beqarisë dhe pak ditë më parë fejesën, sepse më 6 shkurt të këtij viti do bëjë dasmën.

Aktorja 28-vjeçare është e dashuruar prej 5 vitesh me aktorin e njohur turk Ali Atay.

Mirëpo diferenca e tyre në moshë po komentohet shumë në media turke. Ali është 42 vjeç, ç’ka do të thotë se çifti ka 14 vite diferencë.

Megjithatë mosha nuk ka qenë aspak pengesë për Hazal dhe Ali të cilët duken shumë të dashuruar dhe mezi presin të bëjnë dasmën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...