Nga Agim Xhafka

Sot në mëngjes në rrugët e qytetit tim vdi.q një njeri. Quhej Arben,i sëmurë epileptik,ishte 38 vjeç. I pastrehë prej muajsh dhe endacak nëpër lagje.

Policia deklaroi se ai nuk kishte shenja dhune,por pati vdekje natyrale. Kemi aritur në këtë ditë që shoqëria jonë vdekjen nga e ftohta ta quajë natyrale. Krejt e zakonshme i duket policisë e këtij shteti marrja e jetës nga e ftohta,nga acari. Nga pakujdesia e atyre që na marrin taksat e shohin ëndërra me fitime e me udhëtime.

Beni nuk pati shenja dhune se i mjaftoi dhuna e ngricës, që i futi dorën ne grykë e në zemer dhe ia shtrëngoi aq sa ia mori frymën, ia mori dëshirat e jetës e ia përplasi në kazanet e plehrave të bashkisë. Beni pati shenja dhune, por policisë nuk i leverdis t’i tregojë.

Se janë grushtat e indiferencës,të harresës,të mospërkujdesjes. Është arroganca e pushtetit mafioz,që vjen ne karrike nga vota e vjedhur dhe vjedh gjithë ditën e natën veç të fryjë fitimet. Arbenin e harruan, e quajtën sikur nuk ekziston.

Nuk pyetën për hallet e dhimbjet e tij. Ndaj e ftohta sa e pa jetim,pa përkujdesje,iu afrua tinëz dhe e rrëmbeu. Pa dh.unë të dukshme, pa shenja, por me egë.rsi dhe me gëzim krim.inal.

Beni sot mori udhën per tek var.rezat. Ai nuk jeton më, por edhe shoqëria jonë nuk gjallon më. Ka vde.kur, mbase edhe para se a ftohta ta rrëmbente atë. Se ne jemi të pakallur. Bëjmë sikur marrim frymë e heshtim. Ben, shpëtove. Më keq po rrojmë ne që akoma e ftohta nuk na ka marrë, nuk na e ka ngritur ende pusinë. Se jetojmë në një vend ku njerëzoren e ka trembur mafia dhe ku i vobekti dhe i varfëri quhet i tepërt dhe i pavlerë. S’quhet njeri…