“Më duhet një veshkë për gruan”, burri e kthen veten në tabelë njerëzore për të gjetur një dhurues

Më duhet një veshkë për gruan time, B +. Kështu lexon letra e printuar, që një burrë nga Brooklyn mban me vete çdo ditë.

Kur bashkëshortja e Raymond Thompson, Mylen, u diagnostikua me sëm.undje të veshkave dy vjet më parë, ajo zbuloi gjithashtu se asnjë nga anëtarët e familjes së saj nuk përputhej me të.

Kështu, Raymond vendosi të vinte një “tabelë” në trupin e tij me anë të së cilës i kërkonte botës ndihmë.

Ai e mban tabelën çdo ditë dhe një ditë e pikasi edhe një redaktor i rrjetit CNN, ndërkohë që po bënte blerjet në një market.

Gazetari e ndau foton e Thompson-it në Twitter dhe që prej atëherë ajo u bë virale në rrjetet sociale. Kjo ndihmoi akoma më shumë që apeli për ndihmë të shkonte tek më shumë njerëz.

Ndërkohë, Raymond ka deklaruar për CNN se një numër i madh njerëzish e kanë kontaktuar duke i ofruar ndihmë.

Ndërsa ata ende nuk e kanë gjetur akoma një person që përputhet me gruan e tij, Raymond ka premtuar të vazhdojë të hyjë në punë çdo ditë duke mbajtur çantën e shpinës me tabelën që kërkon ndihmë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...