“DARKA E BAMIRËSISË”

Darka e bamirësisë ka mbledhur ne Vau Dejës të gjithë së bashku në një traditë të përvitshme për të varfrit.

Ky organizim i frytshëm ka sjellë një risi për dioqezën e Sapës , ku ishin të pranishëm edhe biznesmenë nga Shkodra, Durrësi, Lezha Puka e Tirana, duke bërë që të gëzohen shumë zemra njerëzish, qofshin ato që kontribuojnë, qofshin edhe ato që përfitojnë për të zbutur sadopak varfërinë.

Kjo darkë bashkoi jo vetëm biznesmenë por edhe autoritete të qeverisjes lokale dhe përfaqësues të trupeve diplomatike.

Ipeshkvi I dioqezës së Sapës Dom Simon Kulli në fjalën e tij u shpreh se kjo traditë është një shembull I bashkimit të të gjithëve bashkë për të varfrit dhe personat në nevojë.

Frymëzimin e kësaj nisme që ka për synim bamirësinë, kësaj nate iu shtua edhe një kontribut i paçmueshëm i artistëve që dinë të falin dashuri për të varfërit, japin një shembull të jashtëzakonshëm ndërgjegjësimi dhe humanizmi.

E ku ka ndjesi më të bukur se sa ti dhurosh dikujt pak nga vetja jote dhe të japësh një përgjigje ndaj një nevoje aq të madhe zbutjes së varfërisë?!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...