Dëshpërimi i nënës: Burri gjeti grua tjetër, s’ndihmon as për fëmijët

U martua në moshën 14 vjeçare por bixhozi dhe mashtrimet e shumta e detyruan të divorcohej nga bashkëshorti. Historia u trajtua ne emisionin “Me zemer te hapur” nga Evis Ahmeti në News24. Një nënë e dëshpëruar nga Lezha kërkon ndihmë pasi ish burri i saj nuk jep pensionin ushqimor për fëmijët. Historia është e trishtë dhe komplekse, por ata që vuajnë pasojat më tepër se kushdo janë fëmijët. Nëna prej vitesh i ka mbajtur vetë ata , por tashmë e ka të pamundur.

Pas divorcit gjykata i ka lënë fëmijët në kujdestarinë e gruas dhe ka caktuar pensionin ushqimor që ish bashkëshorti duhet të japë. Ky i fundit prej dy vitesh nuk ka shlyër asnjë detyrim . “U martova e re në moshën 14 vjeçare. Kur isha e re nuk e kuptoja rënëdësinë e këtij vendimi. Ish burri më gënjeu , ai ishte mashtrus dhe lunate bixhoz, unë nuk e dija këtë fakt. Më hoqi edhe nga shkolla , nuk arrita dot të përfundoja gjimnazin.

Kur u bëmë me fëmijë jeta ishte shumë më e vështirë. Ai nuk punonte dhe nuk sillte asgjë në shtëpi. Un e kisha të vështirë të jetoja me të pasi filloi edhe të më dhunonte” tha gruaja. Shteti nuk ja ka lehtësuar jetën kësaj nënë. Sot fëmijët janë njëri 14 vjeç dhe tjetri 10 vjeç. Ish bashkëshorti është rimartuar dhe nuk do t’ia dijë më për familjen e parë. Gruaja e dëshpëruar kërkon ndihmë .

Në një lidhje telefonike ish bashkëshorti pranoi situatën si dhe premtoi përballje ,por më pas refuzoi të paraqitej. Ndërsa përgjigjia që emisioni “Me Zemër të Hapur “ mori nga Zyra Përmbarimor Lezhë ishte ish bashkëshorti I gruas nuk figuronte i punësuar . Indiferenca e shtetit ka bërë që kjo nënë të mos gjej asnjë zgjidhje edhe pse nën presionin mediatik Përmbarim th se do të rishikonte çështjen

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...