Falsifikonin monedha, policia identifikon rrjetin në Shkodër, arrestohet 63-vjeçari

Policia ka identifikuar një grup personash të cilët akuzohen se mbanin dhe vinin në përdormim kartmonedha të falsifikuara, në shkodër ku është arrestuar një person dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Sipas të dhënave të policisë mësohet se në kuadër të operacionit “Monedhë e Garantuar” është bërë arrestimi në flagrancë i shtatasit 63-vjeçar ne inicialet L.R., banues në Tiranë. Policia bën të ditur se arrestimi i tij u bë pas një hetimi të nisur disa mujor, ku u bë e mundur gjetja e 46 kartëmonedhave “Euro” me prerje 100-she të dyshuara të falsifikuara.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjera, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Materialet u sekuestruan në cilësinë e provës material ndërsa policia vazhdon hetimet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktiviteti krim.inal.

Njoftimi i plotë i policisë Shkodër:

Shkodër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Monedhë e Garantuar”. Mbanin dhe vinin në përdorim kartëmonedha të falsifikuara. Arrestohet nga policia një shtetas dhe shpallen dy të tjerë në kërkim.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në mbështetje te Forcës Operacionale të D. P. P. u arrestua në flagrancë shtetasi: L. R. 63 vjeç, banues në Tiranë,

Arrestimi i tij u bë pas një hetimi disa mujor dhe në kuadër të proçedimit penal Nr.78 viti 2018, të regjistruar në Prokurorinë Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, u bë e mundur gjetja e 46 kartëmonedhave “Euro” me prerje 100-she të dyshuara të falsifikuara,

këtij shtetasi, të cilat iu sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Gjithashtu u shpallen në kërkim dhe dy shtetas të tjerë që për shkak të hetimeve nuk bëhen të ditur emrat e tyre.

Vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kriminal.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale ”Fallsifikimi i monedhave” parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...