Shqiptarët përplasen me grekët në New York

Mes shqiptarëve dhe grekëve prej kohësh klima është e acarrtë. Së fundmi, është shënuar përplasje mes tyre në New York.

Një grup shqiptarësh ishin mbledhur për të protestur në New York në 40 ditët e vrasjes së minoritarit Konstantin Katsifas në Bularat të Gjirokastrës.

Ata kanë qenë të veshur me simbolet kombëtare kuq e zi, shqiptarët, teksa ishin mbledhur para zyrave të një organizate greke në Brooklyn.

Shqiptarët mbanin pankarat, ku shkruhej “Epiri është Shqipëri!”, teksa kanë akuzuar Greqinë se mbështet terrorizmin, sepse pas vrasjes së paramilitarit të “Agimit të Artë”, në shtetin fqinj janë ekzekutuar katër shqiptarë.

Kaq ka mjaftuar që të nisë një përplasje mes këtij grupi protestuesish dhe një grupi grek. Për të vendosur rendin ka qenë e nevojshme ndërhyrja e policisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...