’29 Nëntori’/ Rama i kundërvihet edhe Voltana Ademit: Mirë lajthitën, po pse të tërë menjëherë vallë? (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë të enjte në rrjetin social “Instagram” një video në të cilën shfaqet kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi duke komentuar 29 nëntorin, në kuadër të 106 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit.

Në video, Ademi dëgjohet teksa shprehet se dita e 29 nëntorit është një ditë e zezë për Shkodrën dhe ka qenë pikërisht komenti i saj që e ka bërë kryeministrin Rama të reagojë. Kreu i ekzekutivit e cilëson komentin e kryebashkiakes të Shkodrës si të pavend dhe tërësisht jashtë kontekstit të ditës së Çlirimit të Shqipërisë.

“Mirë lajthitën, po pse të tërë menjëherë vallë?”, shkruan në nota sarkastike Rama, duke iu drejtuar edhe gafës së djeshme të bërë nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Veteranët në qytetin e Shkodrës kanë përkujtuar sot ditën e Çlirimit me simbole komuniste. Njëri prej tyre, gjatë fjalimit të prefektit Çesk Millja, është ngritur në këmbë duke i kërkuar që të marrë masa ndaj kryetares së bashkisë Voltana Ademi, pasi sipas tij ka injoruar festën e çlirimit.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...