“Djelmnia shkodrane”- drejtues të rinj, ambicje dhe projekte të reja

E krijuar shumë vite më parë, “Djelmnia shkodrane” ka krijuar tashmë emrin e saj në përgatitjen e elementit të ri dhe jo vetëm. Por, prej një viti kanë ndryshuar shumë gjëra.

Kjo shoqatë ka një organizim krejt të ri, ka drejtues të rinj, ambicje dhe projekte të reja.

Kjo Akademi tashmë drejtohet dhe sponsorizohet nga presidenti Benardin Kulla, ka për administrator Fatmir Markun dhe jurist Arban Gjokën. Aktualisht ka një strukturë të mirëorganizuar me moshat, teksa funksionojnë ekipet U11, U13, U15 dhe U17.

Vitin e kaluar ka patur edhe një ekip të rriturish me të cilin ka konkurruar në kategorinë e tretë dhe ka qenë shumë pranë ngjitjes një

kategori më lart. Sivjet ndërkohë është parë më e arsyeshme që me të rriturit të mos ketë ekip, por puna të përqendrohet tek moshat.

Për vitin e ardhshëm ka një projekt edhe për ngritjen e ekipit U19 si dhe po mendohet për një ekip moshash për femra, duke pasë parasysh se ka prurje në zonën ku Akademia mbështetet kryesisht.

Përbërja
Të gjitha ekipet janë të kompletuara si me numër sportistash po ashtu edhe me kushte të pranueshme stërvitje ndërkohë që financimi i presidentit lehtëson shumë barrën e prindërve të

fëmijëve që janë pjesë e kësaj Akademie. Aktualisht pjesë e saj janë rreth 70 fëmijë megjithatë ky numër po rritet nga dita në ditë. Ka elementë cilësorë në përbërje të ekipeve të kësaj

Akademie, madje futbollisti Aldo Nika është pjesë e ekipeve kombëtare me grupmoshën U15. Edhe tek ekipi U13 ka pritshmëri të lartë ngaqë ka një organikë shumë cilësore.

Stafi

Me ekipin U17 po punon si trajner një emër i njohur si futbollist i Vllaznisë, Adës, Tërbunit e Besëlidhjes, Arber Shytani. Pas lënies së karrierës si futbollist, ai tashmë ka nisur punën e trajnerit dhe i përgjigjur pozitivisht ftesës së drejtuesve të “Djelmnisë”.

Ndërkohë me ekipin U15 po punon si trajner Ersi Çaku, i cili pas eksperiencave të mëparshme në drejtim me Adën e AAS, tashmë ka nisur një përvojë të re.

Ndërkohë me ekipet U13 dhe U11 drejtojnë dy trajnerë shumë të apasionuar dhe punëtor si Ervin Alushi dhe Fatmir Marku. Tek kjo Akademi prej disa kohësh ka nisur punë edhe një trajner i

përgatitjes atletike, çka do të thotë se po plotësohet i gjithë kuadri i strukturës drejtuese të saj.

Ecuria

Nisja që ekipet e Akademisë “Djelmnia shkodrane” i kanë bërë kampionatit të sivjetëm të Ligës Amatore ku ato marrin pjesë, duket shumë e mirë. Ekipi U11 ka marrë dy fitore, ai U13 ka një fitore dhe një barazim, U15 ka një

fitore dhe një humbje ndërsa U17 ka një fitore dhe një barazim. Interesant është fakti se në javën e fundit, të gjitha grupmoshat e kësaj Akademie sëbashku kanë shënuar një numër rekord golash- 33 të tillë!

Qëllimi:

Kjo Akademi ka si qëllim evidentimin e elementëve cilësorë dhe rritja në cilësi e tyre jo vetëm nëpërmjet punës së trajnerëve por edhe krijimi i mundësive për t’u evidentuar në turne të ndryshëm në Itali. Deri më tani,

kanë marrë pjesë në dy të tillë në zonën e Toskanës në Itali, duke shfrytëzuar edhe lidhjet që presidenti Kulla ka krijuar në këtë vend.
© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...