Meta e refuzoi, Rama emëron Sandër Lleshin zv/ministër të Brendshëm

Zbulohen disa nga vendimet e marra pas mbledhjes së grupit të PS. Burime nga takimi bëjnë me dije se nesër do zhvillohet seance parlamentare, ku do votohet dekreti për shkarkimin e Fatmir Xhafes, pas dorëheqjes së tij si ministër i Brendshëm.

Gjithashtu burimet i thanë gazetarit Ergys Gjencaj se Sander Lleshi do të emërohet zv/minister i Brendshëm me kompetencat e ministrit.

“Plani B” i qeverisë vjen pas refuzimit të presidentit të Republikës, Ilir Meta për të mos dekretuar gjeneralin Sandër Lleshi si ministër të Brendshëm.

Zyra e shtypit njoftoi se presidenti Meta nuk e ka krijuar bindjen per te dekretuar Lleshin si minister te ri.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”, thuhej ne njoftimin e shkurtër të Presidencës.

Një javë më parë, pikërisht të shtunën më 27 tetor, Rama njoftoi se kishte emëruar pas dorëheqjes së Fatmir Xhafaj, gjeneral Sandër Lleshin në postin e ministrit të brendshëm. Pak orë pas dorëheqjes, Meta dekretoi shkarkimin e Xhafajt, por jo edhe emërimin e Sandër Lleshit.

/balkanweb/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...