“HALLOWEEN” NË SHKODËR…?

Halloween është një festë traditë e amerikanëve, e cila ndonëse pa asnjë kontekst historik apo kulturor, filloi të praktikohej edhe në vendin tonë e në SHBA njihet si festa më e madhe pas Krishtlindjeve dhe fitimet janë kolosale.

 

 

E pavarësisht se në kryeqytet masivisht në çdo ambient gjëndesh mes dekoreve të frikshme tërësisht e kundërta ndodh në Shkodër. Në një vëzhim të bërë në qytet rezulton se dekoret janë inekzistente me përjashtim të disa prej bareve më në zë të qytetit të cilët natyrisht kanë planifikuar edhe organizimin e ndonjë festë për të rinjtë shkodran.

 

 

Por pas nuk mbeten as dyqanet e ndryshme të cilët ofrojnë veshje, maskime arredime nga më të frikshmet. Gjithësesi pas kamerave shitësit shprehen se shtija e këtyre aksesorëve për këtë festë janë minimaliste pa përjashtuar faktin se pjesa më e madhe e qytetarëve akoma nuk ë kanë të qartë se çfarë është “Halloween” pasi shumë kush kërkon të blej një maskë që përdoret për Karnavale e jo ndonjë maskim të frikshëm që janë edhe adekuate për këtë festë.

 

 

Problematikë tjetër është se shkodranët në përgjithsi duan që në këto dyqanë të blejnë veshjen apo maskimin e tyre më çmime të ulëta gjë. Kështu mund të thuhet se në Shkodër nuk e dimë realisht së çfarë është Halloëeen dhe për këtë arsye edhe nuk festohet masivisht pavarësisht se kjo është një festë e huazuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...