Alarm për cunam pas tërmetit 6.4 ballë në Greqi, a rrezikohet Shqipëria?

Tre tërmete të fuqishëm goditën detin Jon në harkun e një ore, duke filluar nga mesnata, deri rreth orës 01:04 minuta me orën lokale shqiptare.

Epiqendra ishte rreth 36 kilometra larg ishullit grek Zakintos, por u ndje deri në Athinë, si dhe në Shqipëri, Itali, Maltë dhe Maqedoni.

Ende nuk ka të dhëna për dëmet që mund të ketë shkaktuar lëkundja e fortë e tokës, veçanërisht në qytetet pranë epiqendrës së tërmetit.

Sipas raportimeve, tërmeti i parë ishte me megnitudë 5.1 ballë, i dyti dhe më i forti 6.4 ballë, ndërsa i treti rreth 5.2.

Instituti kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka bërë me dije që ‘në brigjet e Calabrisë, Basilikatës, Puglias, Sicilisë (në Jon) është shpallur alarm portokall, me rritje deri në 1 metra të nivelit të detit.

Të gjithë banorët janë këshilluar të qëndrojnë larg zonave bregdetare. Instituti bën me dije që anomali deri në 10 centimetra në det ka patur edhe në det pranë Castella në provincën e Cuneo, ku konfirmohet alarmi portokall në brigjet e Jonit në Itali’. Fatmirësisht Shqipëria nuk preket nga fenomeni në fjalë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...