THATËSIRA NË SHKODËR, SHTERROJNË EDHE PUSET

Si asnjëherë më parë Shkodra këtë vit po përballet me një dimër të thatë.Në Golem prej dy muajsh mungon uji i pijshëm sepse puset kanë shterruar. Si të mos mjaftojë kjo, në Golem prej vitesh nuk funksionon sistemi i ujësjellësit.

 

 

Në këto kushte banorët janë të detyruar që të mbushin uji tek një banor i cili ka shpenzuar mbi 2 milion lëkë të vjetra për të ndërtuar një pus disa metra të thellë me pompa të fuqishme.

 

 

Zoge Shpellzaj është banore e Golemit. Në oborrin e shtëpisë pusi qëndron i mbyllur me kapak prej dy muajsh.

 

 

Sic shihet edhe në pamje pusi ka shterruar dhe nuk ka asnjë pikë ujë. Kjo ia ka bërë jetesën më të vështirë familjes Shpellzaj e cila nuk mund të qëndrojë pa ujë

 

 

qoftë për një sekond të vetëm sepse ka dy pjestarë të paralizuar ku i duhet ky shërbim në cdo moment.

 

 

Është luks në rast se një familje e vetme në Golem të ketë ujë për të pirë, përderisa tokat kanë mbetur djerr. Cdo prodhim është vyshkur dhe ka shkuar dëm nga mos furnzimi me ujë.

 

 

Mungesa e ujit këtu është një shqetësim për të gjithë banorët.Në këto ditë të vështira për banorët e Golemit në Shkodër, një prej tyre është përpjekur që me shpenzimet e veta t’u sigurojë bashkëfshatarëve ujë të pijshëm.

 

 

Deri në zgjidhjen e këtij problemi, banorëve u mbetet të përdorin pusin e komshisë.

 

/STAR PLUS/

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...