«Për mua janë e gjithë bota», njihuni me babain hero që ka adoptuar dhe rrit i vetëm 4 fëmijë me aftësi të kufizuara

Me beben në krah duke e qetësuar, Ben Carpenter duket si çdo baba tjetër në botë. Por Ben është ndryshe, sepse Noah është fëmija i katërt me aftësi të kufizuara që ai ka adoptuar. Dhe ai thotë se duke parë arritjet e tij, ditët i ka të mbushura me lumturi.

 

“Unë i dua ata. Njerëzit më thonë se është një punë e vështirë por unë dua çdo gjë që bëj. Ata janë fëmijë të mrekullueshëm. Ata nuk e lënë paaftësinë e tyre që t’i kthejë mbrapsht në përparim, ata thjeshtë janë një burim jete”, shprehet babai super hero.

 

Beqari Ben 34 vjeç, ishte vetëm 21 vjeç kur aplikoi për të adoptuar fëmijën e parë, Jack dhe ai beson se është djali më i ri në botë që ka adoptuar fëmijë. Jack, tani 11 vjeç vuan nga autizmi dhe falë përkujdesjes së Ben,

 

ai ndryshuar dhe është socializuar me vëllezërit e motrat. Super babai më pas adoptoi 7-vjeçarin Ruby, i cili vuan nga sindroma Pierre Robin, skolioza, përdorimi i kufizuar i krahëve si shkak i mungesës së kockave dhe është i verbër.

 

Ai është gjithashtu baba i gjysmës së motrës së Ruby, Lily, gjashtë vjeçe, që është e shurdhër, si dhe Jozefi tre vjeç, i cili ka sindromën Down.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...