SHKODËR, EKSPOZITË E STUDIOS PRESTIGJOZE NADAR

Jeta pariziene e viteve 1900 do të jetë në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi”. Kuratori Michel Poivert do të sjellë ekspozitën “Nadar, Mes Rregullave dhe Tekave”. Feliks Nadar është fotografi klasik francez, i biri i të cilit në vitet 1900 do të bënte një revolucion në artin pamor duke sjellë teknika të reja dhe një stil ndryshe të fotografisë.

 

 

“Kjo ekspozitë është në Paris tani dhe njëkohësisht do jetë edhe në Shkodër. I kushtohet të birit të Feliks Nadar, Pol i cili duhet akoma që të zbulohet. Është shumë e rëndësishme sepse zbulon disa tematika që vijnë nga arkiva e Nadar krejtësisht të reja. Zakonisht paraqiten vetëm portrete dhe në këtë ekspozitë do të prezantohet e gjithë puna e Pol Nadar mbi botën e spektaklit. Pol Nadar i ka dhënë publikut edhe botën e teatrit ndërsa babai i tij në shekullin e 19 fotografonte shkrimtarët e mëdhenj,

 

 

i biri Pol do të fotografonte aktoret, këngëtaret dhe njerëzit e përfshirë në politikë. Imazhet e tij për shumë kohë nuk janë kuptuar por tani botëkuptimi jonë ka ndryshuar dhe kemi mësuar se Pol Nadar e njihte mirë epokën në të cilën jetonte dhe ka kaluar nga portreti klasik në inskenimin modern.

 

 

Pol Nadar ka qenë edhe një tregtar i madh i kohës dhe ka shpikur disa teknika të reja ndërsa është i pari që ka nxjerrë dhomën fotografike nga studioja për të shkuar drejt botës së teatrit. Do kemi printime moderne të realizuara nga negativët origjinal sepse pikëpamja e ekspozitës ka karakter arkeologjik dhe do zbulojë Parisin e viteve 1900”.

 

Nadar, studioja fotografike më prestigjioze e Francës të fund shekullit XIX dhe fillim shekullit XX vjen në Muzeun Marubi me një përzgjedhje unike imazhesh. Pol Nadar na rrëfen zhvillimin e një shoqëria si ajo e Parisit përmes fotografive të tij që në atë kohë dhe për shumë me radhë nuk u vlerësuan aq shumë por që në ditët e sotme kanë marrë një rëndësi të veçantë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...