DHJETRA PESHQ TË NGORDHUR MBUSHIN BREGDETIN

Në mënyrë të mistershme dhjetëra peshq të ngordhur kanë mbushur bregun e detit në Karpen të Kavajës. Shkaku i ngordhjes mbetet ende i panjohur, pasi askush nuk di të thotë arsyen apo shkaqet e këtij fenomeni aspak normal.

Kjo është hera e parë që në këtë vijë bregdetare dallgët sjellin peshq të ngordhur në breg të detit. Pavarëisht situatës, tejet problematike, autoritetet përkatëse ende nuk kanë nisur apo dhënë ndonjë informacion zyrtar mbi këtë fenomen, po aq të rëndë dhe të rrallë për ujërat e Adriatikut.

Paraprakisht dyshimet lidhen me ndotjen që shkaktohet nga shkarkimet e Hidrovorit të Karpenit dhe Qerretit. Por, nuk përjashtohet dhe mundësia që peshkatarët e zonës të kenë përdorur lëndë plasëse gjatë peshkimit, duke sjellë pasoja të rënda tek gjallesat detare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...