Si të fitoni 13.000 euro pa lëvizur nga shtrati

NASA ka bërë një shpallje pune, në të cilën kërkon një person që të kalojë në shtrat për 70 ditë. Agjencia e hapësirës amerikane është gati të paguajë rreth 13 mijë euro për këtë shërbim.

Çështja është të shqyrtohet pozita e astronautit në hapësirën e lirë.

Ata do të mbikëqyrin punonjësin e tyre derisa fle. Përveç gjumit, punonjësit i kërkohet që të pastrohet dhe të ha ushqim në të njëjtin vend dhe në të njëjtin pozicion. Shkencëtarët do të mbledhin të dhëna për presionin e gjakut, shkallën e zemrës, absorbimin e vitaminave, konsumin e energjisë, masën e kockave, madje edhe gjendjen shpirtërore.

E gjithë kjo do t’i ndihmojë ata të kuptojnë se si vepron jeta në univers, kur graviteti e merr çështjen në duart e veta, veçanërisht nëse planifikohet që njerëzit të udhëtojnë në Mars.

Subjekti do të jetë në gjendje të luftojë me mërzinë duke i lejuar atij që të arrijë disa nga qëllimet e tij – të ndjekë një kurs në internet ose të mësojë një gjuhë të re. Miqtë dhe familja do të jenë në gjendje ta vizitojnë atë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...