SHKODËR, PREMIERA ME POLEMIKA E DRAMËS EROTIKE “REIGEN”

Drama erotike “Reigen” ka ardhur si premierë në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Një dramë e shkruar nga Artur Schnitzler erdhi me regji të austriakut Alois Galle si pjesë e vitit kulturor Austri-Shqipëri me mbështetjen e ambasadës austriake.

Kjo dramë e shkruar dhe e vënë në skenë 100 vite më parë edhe në Shkodër krijoi një polemikë për shkak të erotizmit të theksuar që ka në pjesën më të madhe të skenave të saj duke bërë që gjysma e sallës së teatrit të mos kishte spektatorë.

Pavarësisht kësaj kjo dramë erdhi në Shkodër, qytetin i cili ndër dekada ka thyer tabutë. Në fund regjisori Galle dhe një prej aktoreve Ina Gjonçi shprehen se prapa perdeve edhe jeta e përditshme është pak a shumë si tek drama Reigen.

“Falenderoj ata që më zgjodhën në këtë projekt dhe nuk e di përse më zgjodhën pikërisht mua dhe ndjehem i nderuar. Ka një ndjesi çlirimi ashtu si pas çdo premiere sepse kemi punuar shumë.

Nuk e di nëse Shqipëria aktuale është si Viena e fund shekullit 19 sepse nuk kam jetuar para 100 vitesh. Sa i përket emocionit të parë të krijohet përshtypja se pas çdo premiere mund të punoja akoma më shumë.

Nuk mund ta them me siguri nëse është jeta e përditshme kjo por edhe pas 100 viteve është aktuale dhe është mënyra se si njerëzit gënjejnë apo mendojnë”.

Drama “Reigen” ose “Rrethi” e përkthyer në shqip në teatrot e Berlinit dhe Vienës 100 vite më parë solli konflikte e trazira aq sa u desh që kjo pjesë edhe të ndalohet së shfaquri.

Në përbërje ka 10 dialogë dhe personazhet vendosen përballë njëri-tjetrit, prostituta, ushtari, shërbëtorja, zotëria i ri, gruaja e re, bashkëshorti, vajza e embël, poeti, Konti ndërthuren në marrëdhënie seksuale ndërsa të gjithë tradhtojnë pa patur aspak dashuri në mes.

Edhe kur janë bashkë personazhet ndjehen vetëm sepse vetmia është faji dhe jo fati i tyre. Një pjesë që në thelb ka gënjeshtrën, mashtrimin e lakminë dhe është e gjitha një nxitje e tundimit për të shijuar çastin.

Një grup aktorësh nga Shkodra dhe Tirana si Krist Lleshi, Nikolin Ferketa, Sara Smaja, Simon Shkreli, Julinda Emiri, Pjerin Vlashi, Ina Gjonçi, Jozef Shiroka, Loredana Gjeçi dhe Frederik Fistani provuan të thyejnë tabutë.

Të pranishmit duartrokitën në fund ndërsa gjysma e sallës qëndroi e boshatisur ndoshta si reagim ndaj kësaj drame me skena më shumë se erotike.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...