Receta ndryshe nga ajo e qofteve tradicionale

Provoni qofte me specat plot ngjyra. Ndoshta është receta e duhur për personat që u janë mërzitur recetat tradicionale të qofteve.

Ideale për të gjithë familjen dhe estetikisht shumë e bukur. Provojeni!

Përbërësit:

400 gr mish të grirë viçi

30 gr djathë kaçkavall i grirë

2 lugë gjelle galetë

1 vezë

majdanoz

1 hudhër

2 lugë gjelle miell

200 gr salcë domatesh

1 spec i kuq

1 spec i verdhë

1 spec jeshil

Vaj ulliri

Kripë

Piper

Përgatitja:

Pastroni specat me ujë nga jashtë dhe hiqni pjesën e brendshme të tyre, farat dhe fijet. Pritini në madhësi të barabarta. Hidhni në një tigan pak vaj ulliri dhe skuqni specat, sa të marrin pak ngjyrë.

Shtoni kripë, piper dhe më pas hidhni edhe salcën e domateve. Lërini në zjarr të ngadaltë për 20 minuta.

Për të përgatitur qoftet merrni një tas dhe hidhni mishin e grirë, vezën, djathin, galetën, majdanozin, hudhrën. Përzieni mirë brumin e qofteve.

Rregulloni shijen me kripë dhe piper dhe shtoni edhe djathin e grirë. Bëni kujdes me kripën, sepse vetë djathi ka kripë me shumicë.

Formoni qoftet e vogla duke lagur duart herë pas here. Vendosni një tigan tjetër me pak vaj ulliri dhe skuqni qoftet, të cilat mund t’i lyeni nga jashtë me miell në mënyrë që të skuqen sa më mirë.

Bashkoni qoftet me salcën dhe receta juaj është gati. Ju bëftë mirë!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...