BASHKIA SHKODËR RIKONSTRUKSION RRUGËVE

Riparimi dhe mirëmbajtja e rrugëve në shumë lagje të qytetit të Shkodrës por edhe në shumë njësi administrative është në fokusin e ditëve të fundit për Bashkinë e Shkodrës. Pas përfundimit të fazës së parë të ndërhyrjeve dhe mirëmbajtjeve ka nisur faza e dytë e cila konsiton për riparimin e shtresave asfaltike.

Sipas Drejtorit të Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Shkodër Alfred Luleta bashkia ka parashikuar një fond shtesë prej 12 milion lekësh për të realizuar fazën e dytë të punimeve që ka të bëjë me riparimin dhe shtrimin me asfalt në segmentet e parashikuara.

Ndërkaq Luleta tregon se javën e arshme do të nis puna në mirëmbajtjen dhe riparimin e rrugëve rurale që janë nën juridiksionin e bashkisë. Gjithashtu Luleta thotë se bashkia është në fazën e lidhjes së kontratës me firmën kontraktore për aksin Qaf-Thore Theth me qëllim që gjatë stinës së dimrit ky segment rrugë të qëndrojë i hapur .

Momentalisht këto projekte janë ndër më prioritaret për bashkinë e cila e ka përqëndruar aktualisht punën në lagje të ndryshme të qytetit.Punimet pritet që të përfundojnë përpara nisjes së stinës së shirave.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...