KIR, ARGJINATURA KTHEHET NË LANDFILL

Edhe pse shpesh herë është thënë që argjinaturat duhet të mbrohen e madje të mirëmbahen e të investohen, tek argjinatura e lumit Kir ndodh e kundërta.

Çdo ditë aty sasia e mbeturinave që hidhen është e konsiderueshme.Një problem shqetësues është edhe dëmtimi i përditshëm i argjinaturës.Përballë kësaj situate të gjitha institucionet përgjegjëse tregohen indiferente edhe pse janë të vetëdijshme për dëmet që mund ti shkaktojë ky lum qytetit të Shkodrës dhe banesave aty pranë.

Ndotësit kryesor dhe shkaktarët e vetëm të kësaj masakre mjedisore janë banorët, por këta të fundit e justifikojnë këtë me faktin se në këtë vend nuk është kujtuar askush nga institucionet përgjegjëse që të vendosë kazanë për mbeturinat.

Duket se institucionet vendore e kanë humbur betejën me mbeturinat të cilat në fakt kanë janë kthyer në një mbretëri të fuqishme në territorin e Shkodrës.Brigjet e lumenjve vazhdojnë që të dëmtohen pa kriter duke shkaktuar një masaker të vërtetë mjedisore.

Në të njëjtën kohë nuk dihet ende se deri kur kjo situatë e papranueshme do të vijojë të jetë në këtë gjendje..Në fakt kur mendon këto pamje janë vërtet skandaloze ku mbetjet lulëzojnë cdo ditë

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...