Dhjetë qytetet më të lira evropiane për t’u vizituar në vjeshtë

Le ta themi menjëherë, për ata që do t’i bëjnë pushimet në shtator, apo për ata më fatlumët që në ditët e para të vjeshtës vendosin të vizitojnë një qytet për t’u ndier turistë përtej sezonit veror, qyteti ideal është Beogradi.

Kryeqyteti serb është vendi ideal, mbi të gjitha për një motiv: çmimet e tij. Ndër qytetet europiane, Beogradi është qyteti më ekonomik, gjë që do t’u jepte mundësinë turistëve që me të njëjtën sasi parash që do të shpenzonin diku tjetër, të vizitonin më shumë monumente, muze, të shkonin në më shumë restorante e të bënin shopping.

Këto të dhëna janë publikuar në faqen Postoffice.co.uk, në raportin “Travel Money City Costs”, ku shihet qartë që për një fundjavë në vjeshtë, në Europë, nuk ka vend më ekonomik se Beogradi. Një udhëtim, në vjeshtë, në qytetin serb më të rëndësishëm do të kushtonte rreth £150 (165 euro), një darkë për dy persona në një restorant do të kushtonte rreth £33 (36 euro) duke përfshirë edhe një shishe verë nga restoranti.

Raporti ka llogaritur dhe krahasuar çmimin e qëndrimit për dy net në një hotel me tre yje, për fundjavën e parë të tetorit në 46 qytete europiane, pa llogaritur koston e udhëtimit, duke qenë se ajo ndryshon nga vendi se nga niseni. Këtyre kostove u shtohen shpenzimet për udhëtimin, si kafeja, një gotë verë, një biletë në mjetet e transportit publik, një biletë në një galeri arti kostoja e një darke apo edhe një tour me autobus.

Klasifikimi i dhjetë qyteteve më ekonomike në Kontinentin e Vjetër vijon me Krakovin, në Poloni, në vendin e dytë, ku për një fundjavë do të shpenzoni rreth 170 paund (187 euro), ndërkohë që Vilnius në Lituani renditet në vend të tretë, ku për një fundjavë është vlerësuar se do të shpenzoni jo më shumë se 171 sterlina (rreth 188 euro).

Renditja e vendeve më ekonomike në Europë për të kaluar një fundjavë vijon me Rumaninë, ku një udhëtim i shkurtër në vjeshtë kushton rreth 175 paund (193 euro); Varshavën, kryeqyteti i Polonisë, 177 paund (195 euro), më pas Riga, kryeqyteti i Letonisë, 182 paund (200 euro).

Nga Europa Lindore tek ajo Perëndimorë: Porto në Porgugali do t’ju bëjë të shpenzoni vetëm 184 paund (203 euro). Në vend të 8 është Athina, kryeqyteti i Greqisë, ku do të shpenzoni 200 paund (220 euro); Bratislava në Sllovaki, 202 paund (223 euro) dhe në fund Moska, kryeqyteti i Rusisë, 206 paund (227 euro).

Ndërsa ata që duan të zbulojnë dhe vizitojnë qytetin më të shtrenjtë europian këtë vjeshtë, duhet të shkojnë në Holandë, Amsterdam, ku një udhëtim në fundjavë kushton rreth 534 paund (589 euro). Pas Amsterdamit është një qytet tjetër i rëndësishëm, ku sapo të mbërrini do t’ju duhet të shkoni menjëherë drejt bankomatit: në Olso, kryeqytetin e Norvegjisë, një fundjavë në stinën e vjeshtës do të kushtonte rreth £510 (563 euro) dhe duke shkuar gjithnjë e më në veri, në mbretëreshën e vullkaneve të ngrira, në Reikjavik, Islandë, ku një udhëtim i shkurtër do të kushtonte rreth £509 (561 euro).

Për ata që kanë fatin, energjinë dhe kohën, këshillohet që ta ruajnë këtë listë dhe të rezervojnë sa më parë.
Klasifikimi i 10 vendeve europiane më ekonomike sipas Post Office për një udhëtim për dy net

1. Beograd, Serbi – £148.70
2. Krakov, Poloni – £169.21
3. Vilnius, Lituani – £169.56
4. Bukuresht, Rumania – £174.94
5. Varshavë, Poloni – £176.95
6. Riga, Letoni- £182.28
7. Porto, Portugali – £183.74
8. Athinë, Greqi – £199.54
9. Bratislavë, Sllovaki – £202.56
10. Moskë, Rusi – £206.35/ burimi monitor

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...