Qeveria merr vendimin, luftë ndaj obezitetit, ndalon pijet energjike

Qeveria britanike pritet të ndalojë shitjen e pijeve energjike “Red Bull”, “Monster Energy” dhe të tjera, për fëmijët në Angli, pas shqetësimeve në rritje mbi ndikimin e kafeinës dhe sheqerit të tepërt te shëndeti i të rinjve.

Konsultat për mënyrën sesi do të implementohet ndalimi i propozuar do të zbulohen këtë të enjte, por nga “Downing Street” theksohet se dyshimi i vetëm për t’u përcaktuar është nëse kufizimi do të aplikohet edhe për të rinjtë e moshave 16-18.
Theresa May thotë se konsultat janë lidhur me strategjinë e qeverisë për obezitetin e fëmijëve në moshë të re, e shton gjithashtu se ishte tejet e domosdoshme të ekzaminohej konsumi i pijeve energjike, “shpesh sepse ato shiten me çmime më të lira sesa pijat e tjera të lehta”.

Justifikimi kryesor për ndalimin e shitjes së tyre është niveli i lartë i kafeinës në pijet energjike, gjë që lidhet me një seri problemesh shëndetësore te fëmijët, përfshi dhimbjet e kokës dhe të stomakut, sikurse edhe hiperaktiviteti apo pagjumësia.
Një kanaçe 250 ml “Red Bulli” përmban rreth 80 mg kafeinë, thuajse po aq sa një filxhan kafeje i të njëjtave përmasa, por tri herë më shumë sesa niveli i “Coca Cola”-s. “Monster Energy”, e cila në rastet më të shpeshta shitet me kanaçe më të mëdha prej 500 ml, përmban rreth 160 mg kafeinë.

Pijet energjike kanë gjithashtu nivel më të lartë sheqeri sesa pijet e ashtuquajtura të lehta (me apo pa gaz). Sipas shifrave të publikuara nga qeveria britanike, pijet energjike me sheqer kanë 60 për qind më shumë kalori dhe 65% më shumë sheqer sesa pijet normale, ndërkohë që sheqeri është një nga shkaqet kryesore të obezitetit.
Jamie Oliver, një shef i shquar kuzhine dhe aktivist për të ushqyerit shëndetshëm, thotë se e mirëpret mundësinë e ndalimit të shitjes së pijeve energjike, sepse “gjithnjë e më shumë fëmijë po i përdorin ato në mënyrë të rregullt për të zëvendësuar vaktin e mëngjesit”, ndërsa “mësuesit ankohen gjithnjë e më shumë sesi orët mësimore ndërpriten për shkak të këtyre pijeve që përmbajnë edhe stimulantë”.

Pjesa më e madhe e shitësve me pakicë zakonisht i kanë ndaluar shitjet e pijeve energjike për të rinjtë, por çmimet “ofertë” në mjedise të ndryshme shitjeje nënkuptojnë që konsumi i tyre prej fëmijëve të jetë, sipas ministrave, 50 për qind më shumë sesa vendet e tjera në Europë.

Dy të tretat e fëmijëve të grupmoshave 10-17 vjeç dhe rreth 25% e atyre nga 6-9 vjeç konsumojnë pije energjike sipas njoftimit të qeverisë britanike. Rritja e këtyre shifrave vjen edhe për shkak se marka si “Red Bull”, “Relentless”, “Monster Energy” dhe “Rockstar” janë bërë tejet popullore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...