Kryeministri ynë Edi Rama, duke folur në një konference për mediat me kryeministrat e tjerë të rajonit tha se Shqipëria pranoi të marrë refugjatët që mbërritën në Itali për shkak se politikanët atje u treguan “impotentë politikë”.

Pyetje: Pse pranoi Shqipëria refugjatët nga Eritrea që mbërritën në Itali, kur destinacioni i tyre janë vendet europiane? A synon kjo të afrojë Shqipërinë drejt pranimit në BE?

 

Rama: Nuk e kemi bërë për të ndikuar BE-në, por ne nuk mund të rrinim si spektatorë përballë shfaqjes së dhimbjes dhe turpit. Njerëzit që janë larguar nga ferri u kthyen në të burgosur të impotencës politike apo europiane po të doni.

 

Ne nuk mund të zgjidhemi këtë problemin e refugjatëve. Po bëjmë sa mundemi, pra japim një dorë. Për të rikujtuar se ballkani në krizën e 2015 ka bërë atë që duhet të kishte bërë gjithë Europa.

 

/Opinion.al