Nga Marin Mema

Të duash vërtetë Shqipërinë do të thotë të duash historinë, kulturën, identitetin, trashëgiminë, pasuritë e pafundme të këtij vendi, çdo shqiptar kudo që ai ndodhet, pa ndasi e ngjyra… Të duash shqiptarët do të thotë të duash

një vend më të mirë, më të paqëm, më të zhvilluar, me më shumë mundësi për të gjithë. E këtë mund ta bëjnë vetëm ata që e duan vërtetë vendin e tyre !

 

Nëse gjërat nuk shkojnë mirë apo jemi të zhgenjyer për shumëçka, nuk e ka fajin Shqipëria, por ata që nuk e njohin, nuk e duan mjaftueshëm apo kanë dëshirë vetëm ta ndukin, rrjepin e tërheqin si plaçkë për interesat e tyre !!

Kjo nuk duhet harruar kurrë !! Është koha e maskarenjve, por Shqipëria e shqiptarëve !!

 

Një përqafim të madh për të gjithë shqiptarët e ndershëm kudo që janë!!