TREGJET E VOGLA NË LAGJET E SHKODRËS, KU TË KALOJNË QYTETARËT

Lagjet kryesore të qytetit të Shkodrës janë të mbushura me tregje të vegjël, të cilët janë kthyer në problem shqetësues për lëvizjen e qytetarëve. Përveç problmatikës së higjenës, e cila rrezikon jetën e konsumatorëve shkodranë çdo ditë, kësaj i shtohet edhe kaosi që mbizotëron në shumë zona.

 

Në afërsi të sheshit “Isa Boletini”, në fillim të rrugës “Tepe”, prej vitesh shiten produkte të ndryshme në trotuare, ne mesin e tymit të automjeteve dhe lëvizjes së madhe të njerëzve. Qytetarët shkodranë shprehen se duhet ndërtuar një treg i ri në këtë zonë, në mënyrë që kjo problematikë të marrë fund.

 

Sipas tyre, nga lëvizja e madhe e automjeteve nuk kanë munguar edhe aksidentet. Tregtarët që shesin në këtë zonë shprehen se kanë patur gjithmonë premtime, megjithatë asgjë nuk është bërë deri më sot për ndërtimin e një tregu të ri.

 

Vetë ata janë të mendimit se tregtimi i produkteve në këtë mënyrë nuk është higjenik. Situatë e ngjashme me tregjet në Shkodër është pothuajse në çdo lagje, ndërsa pushteti lokal është treguar inferior. I vetmi investim i kryer këtë vit është në Markatën e Rusit, i cili është kontestuar edhe nga tregtarët.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...