6 arsyet përse jeni vazhdimisht të uritur edhe pasi keni ngrënë, a është normale kjo gjë?

Pas konsumit të një vakti të plotë ndjesia e urisë normalisht duhet të zbehet për disa orë në vazhdim. Por, ka raste që uria shfaqet sërish, shumë shpejt dhe në mënyrë te vazhdueshme. Kjo “uri” eshte false dhe gjithkush duhet të zbulojë arsyen përse i ndodh, në mënyrë që të evitojë konsumin e panevojshëm të kalorive të tepërta dhe shtimin e padëshirueshëm në peshë. Më poshtë renditen disa nga arsyet përse ndiejmë uri edhe kur kemi ngrënë.

 

Mungesa e gjumit: Gjumi është një ndër rregullatorët kryesorë të konsumit të ushqimit pasi lidhet me funksionin e dy hormoneve që sinjalizojnë urinë dhe ngopjen. Pagjumësia mund të shkaktojë ndjesinë e urisë së vazhduesme dhe çrregullim të konsumit të ushqimit.

 

Dehidratimi:Sensorët e urisë dhe etjes janë vendosur shumë pranë në hipotalamusin e trurit. Kështu, etja mund të perceptohet si “uri” shumë e lehtë. Bëni provë, kur të ndieni uri të pashpjegueshme, konsumoni ujë në vend të ushqimit dhe prisni pak minuta. Ka shumë gjasa që uria të zhduket.

 

Stresi: Kur trupi gjendet nën pushtimin e stresit, ai prodhon hormone të lidhura me të, që janë kortizoni dhe adrenalina. Këto dy hormone nxisin konsumin e energjisë në mënyrë që të përballojmë një situatë të vështirë, për këtë arsye sinjalizojnë trurin që të çlirojë hormone që shkaktojnë uri.

 

E ngrëna shpejt: Pas konsumit të një vakti, nevojiten rreth 20 minuta që truri të marrë sinjalin e ngopjes. Gjatye kësaj kohe, nëse vazhdojmë konsumin e ushqimit, ka shumë gjasa që të jemi duke marrë më shumë kalori nga sa nevojitemi. Është e nevojshme të hamë ngadalë dhe t’i japim kohë sinjaleve të brendshme të na udhëzojnë siç duhet.

 

Konsumi i ëmbëlsirave: Konsumi i sheqerit të thjeshtë, sidomos me stomakun bosh, shkakton rritje të menjëhershme të insulinës, e cila e ul sheqerin më shumë seç duhet nga qarkullimi. Kur nivelet e sheqerit bien në gjak, truri ynë alarmohet dhe menjëherë jep “urdhër” të konsumohet sheqer për të stabilizuar gliceminë. Por ky është një alarm fals, pasi nëse presim disa minuta sheqeri do të stabilizohet vetevetiu me mekanizmat fiziologjik të rregullimit të tij. Është logjike të kuptojmë se pas konsumit të një ëmbëlsire apo të një vakti të pasur në karbohidrate të thjeshtë, siç janë makaronat apo orizi, nuk ka nevojë më për sheqer tjetër, për të paktën disa orë!

 

Mungesa e yndyrave dhe/ose proteinave në ushqime: Ushqimi i varfër në yndyra dhe proteina e lë organizmin të paplotësuar dhe sensori i urisë rri “i ndezur”. Marrja e yndyrave esenciale si vaji i ullirit, gjalpi i bagëtive të rritura me gjelbërim, avokado, arrat, bajamet dhe farat e ndryshme ndihmon të ndihemi më shpejt të ngopur, ndërsa marrja e proteinave në çdo vakt ndihmon që ngopja të zgjasë më shumë./NGA BLERINA BOMBAJ

 

LIVING.AL

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...