Raporti: 70% e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria

Katër ditë përpara Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, 12 gushtit, Top Channel ka siguruar raportin e Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, ku rezulton se të rinjtë 15-29 vjeç duan të ikin nga vendi.

“70 % e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria sepse s’kanë perspektivë për të gjetur një punë. 80% thonë që s’janë të kënaqur me qeverinë pasi nuk i përmbush detyrimet.

ILO thotë se Shqipëria mban rekordin në Europë për papunësinë e të rinjve”, tha Altin Hazizaj, drejtor i CRCA.

Sipas raportit të fundit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, (ILO) Shqipëria këtë vit renditet e para në botë sa i takon shifrave të të rinjve të papunë.

Duke lënë në vendin e dytë Maqedoninë, e cila vjet renditej e para në listë, ndërsa Shqipëria e dyta. Sipas Hazizaj ka disa faktorë pse të rinjtë janë të papunë.

“Qeveria shqiptare nuk ka një mekanizëm për të zbatuar politikat për të rinjtë. Nga 60 bashki që ka vendi, vetëm bashkia Tiranë ka seksion apo njësi që merret me të rinjtë”,

deklaroi Hazizaj.

Sipas Planit Kombëtar të Veprimit, qeveria duhet të përmbushë

6 detyrime në adresë të të rinjve, siç është hapja e qendrave rinore, pjesëmarrja në vendimmarrje,

karta rinore dhe buxhet të dedikuar. Ndërkohë që qeveria shqiptare ka plotësuar 21% nga 70% të premtimeve që duhet të kishte realizuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...