ZOGAJ, MUNGON VËMENDJA E SHTETIT

Zogaj, e ndodhur në afërsi të Liqenit të Shkodrës, është një ndër pikat më strategjike të Shkodrës. Në kufij me Malin e Zi, mund të jetë një shfrytëzim i madh për turizmin. Megjthatë, në shumë vite nuk është ndërhyrë për të përmirësuar jetesën e banorëve.

 

Turistët janë të pakët për shkak të mungesës së investimeve. Banorët shprehen se jetesa është tepër e vështirë, ndërsa burimet e të ardhurave janë tejet të pakta. Liqeni i Shkodrës nuk ofron më pasurinë e peshkut që ka patur më parë.

Megjithatë, Zogaj, është edhe një atraksion interesant i qytetarëve të Shkodrës. Enveri është njëri prej tyre. Prej 20 vitesh ka zgjedhur të jetoj në Zogaj për shkak të klimës, pastërtisë dhe qetësisë. Mirëpo, sipas tij, Zogaj është lënë pas dore.

Pjesa më e madhe e banorëve në Zogaj kanë emigruar. Një perlë e tillë turistike në afërsi të liqenit dhe qytetit të Shkodrës ka mbetur akoma e pashfrytëzuar. Banorët kërkojnë gjallërim, pasi dora e natyrës nuk është kursyer për të skalitur mrekullisht këtë vend.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...