Një emigrant 57-vjeçar që po kthehej për pushime në atdhe, u gjet pa shenja jete në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në një nga tragetet e linjës Bari-Durrës.

 

Emigranti Isa Koni, lindur në Marikaj të Tiranës dhe rezident në Romano di Lombardia të Italisë, u gjet i vdekur rreth orës 03:30 të mëngjesit. Dyshohet se ai vdiq afro 30 minuta para momentit të gjetjes së tij shtrirë në një nga sallonet e tragetit, nga një atak në zemër.

 

Koni ka shfaqur shqetësime shëndetësore natën e kaluar. Numri i madh i udhëtarëve në traget dhe temperaturat e larta dyshohet se kanë ndikuar në rëndimin e gjendjes së tij.

 

Top Channel