CNN PROMOVON LIQENIN E SHKODRËS

Kryeministri Edi Rama ne faqene tij zyrtare ne Facebook, ka bërë publik një shkrim të realizuar nga “CNN”, teksa i është kushtuar një shkrim Liqenit të Shkodrës duke i promovuar të gjitha bukuritë natyrore si dhe ushqimin, etj..

 

Me këtë shkrim Rama ka zgjedhur që ta nisë ditënnë rrjetet sociale.
“MIRËMËNGJES, dhe me këtë artikull të CNN për Liqenin e Shkodrës dhe arsyet e shumta pse ia vlen të vizitohet, ju uroj një të dielë të bukur”, shkruan Rama, ndërsa më pas ka bashkangjitur edhe përkthimin e shkrimit të “CNN”.

 

 

“Për një vend që shumë njerëz zor se e kanë dëgjuar, kjo masë gjigante uji ka shumë emra.Në varësi të vendit nga vini, mund të quhet Shkodra, Shkodër apo Scutari, ndërkohë që pjesa më e madhe e vizitorëve e njohin si Liqeni i Shkodrës.

Ky destinacion qëndron nga të dy anët e kufirit mes Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe është liqeni më i madh i Europës Juglindore, një hapësirë e pacënuar dhe park kombëtar.Ai nuk është ndoshta në listën e vendeve më të vizituara për turistët globalë, por ata që marrin mundimin shpërblehen me një mjedis unik dhe një përvojë shumë speciale udhëtimi.
Liqeni është i paprekur nga zhvillimi apo komercializimi – të paktën tani për tani.

Megjithatë, ekziston shqetësimi se Projekti i Portit të Liqenit të Shkodrës, një resort i ri ekologjik në liqen, mund të kërcënojë ekosistemin dhe speciet e rralla, përfshirë shumë që janë endemike.

Kur vizitoni Shkodrën, ju duhet ta ulni një marsh, pasi për adhuruesit e udhëtimeve të ngadalta, ka pak destinacione më të mira.

Sa I perket histories se liqenit te Shkodres, CNN thote se pavarësisht nga qetësia dhe natyra kryesisht e paprekur e liqenit, ai ka qenë dëshmitar i një historie shpesh të trazuar.
“Rreth liqenit qëndrojnë mbetjet e 18 manastireve, fortesave, monumenteve dhe kishave.
I banuar nga ilirët e lashtë, grekët dhe romakët, Shkodra dikur ishte pjesë e Perandorisë Bizantine dhe u pushtua nga Perandoria Osmane për pesë shekuj, siç tregohet nga rrënojat përfshirë fortesën e Besakut në Virpazar.

 

Pas rënies së perandorisë në shekullin XIX, Mali i Zi më pas u bë një principatë e pavarur para se Virpazari të bënte histori si vendi i kryengritjes së parë partizane të Malit të Zi në kohën e Luftës së Dytë Botërore.”-thuhet ne shkrimin e gjigandit mediatik.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...