Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin italian të Peruxhias, atje ku një çifti shqiptar si pasojë e aksidentit ndodhet në rrezik serioz për jetën.

Makina e tyre është përplasur dhe kthyer përmbys duke rrëshqitur në asfalt. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20 të pasdites së kësaj të shtune. Hetimet e deritanishme dhe të dhënat e dala në media ende nuk e kanë zbardhur arsyen se përse makina është kthyer përmbys.

Dy shqiptarë ndodheshin në makinë, burrë e grua. Media ende nuk i ka publikuar emrat e tyre, por mësohet se aksidenti ka sjellë lëndime të mëdha për çiftin shqiptar.

Më rëndë ndodhet burri shqiptar. Aktualisht të dy qëndrojnë në spital nën kujdesin e mjekëve. Për nxjerrjen e çiftit nga makina është dashur ndërhyrja e zjarfikësve.