Sipas revistës së njohur “Archeology”, në Shqipëri është zbuluar një qytet i humbur ilir.
Mediat e huaja po i bëjnë jehonë një zbulimi të rëndësishëm arkeologjik në Shqipëri. Një perlë duket se do i shtohet trashëgimisë shqiptare.

 

Zbulimi është bërë nga arkeologët polakë në veriperëndim të Shqipërisë.

 

Qyteti 2-mijë vjeçar mendohet se është Basania, që është përshkruar nga historiani romak, Livi, gjatë diskutimeve të betejave të Gentit, mbretit të fundit të Ilirisë.

 

Deri më tani janë zbuluar portat e qytetit, dy bastione dhe mure të gjera prej guri.

 

Po ashtu janë zbuluar edhe monedha dhe qeramika pranë mureve, që datojnë në shekullin e katërt Para Krishtit.

 

Arkeologët thonë se qyteti është harruar pas disfatës me romakët, pasi nuk dihet se përse nuk është përmendur në shkrimet e mëvonshme.