“GJENERALI” I ’97-ËS KËRKON LIRINË…

Nehat Kulla kërkon lirimin nga burgu, kur i ka mbetur edhe një vit për të vuajtur nga dënimi. Ai u arrestua 13 vite më parë, ndërsa u dënua me 20 vite, por pas disa uljesh, i kanë mbetur edhe 12 muaj. Pak javë më parë Kulla përmes avokatit i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë në Krujë me kërkesën për lirimin nga burgu. Lajmi konfirmohet për Report Tv nga avokati i tij, Detar Hysi.

I ashtuquajturi ‘Gjenerali’ që krijoi një ‘komisariat policie’ në Kinostudio në vitin 1997, përmes avokatit që ka përgatitur raportin kërkon lirimin me arsyetimin e sjelljes së mirë, por edhe problemeve me shëndetin. Kërkesa e Kullës, që po vuan dënimin në burgun e Fushë Krujës po gjykohet nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri.

Nehat Kulla u dënua për vrasjen e Halim Gjuzit, ish-shofer i ish-zv/ ministrit të Arsimit Halit Shamata. Ngjarja ndodhi më 29 korrik të vitit 1998 në Golem të Kavajës, në kohën kur Gjuzi po udhëtonte drejt Durrësit me gruan dhe fëmijët. Ai u arrestua në vitin 2005, ndërsa u dënua me 20 vite burg, por 5 vite iu ulën.

Banda e Nehat Kullës
Banda e Nehat Kullës ishte një grup kriminal që veproi në fshatin Tufinë të Tiranës në vitet 1997-1998. Banda u krijua gjatë trazirave të vitit 1997. Në këtë situatë ai së bashku me familjarë e miq të tij mban të paprekur repartin “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve të popullsisë.

Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mban repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.

Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij. Banda e tij kreu shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme.

Nehat Kulla, ish-i forti i Tiranës në vitin e mbrapshtë 1997, do të vetëquhej ‘Gjenerali’ pasi kishte grabitur një kamionçinë ushtarake tip Shevrolet (Chevrolet) me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake.

Të paktën, atë kohë, i vetmi mjet i tillë që ndodhej në Shqipëri i përkiste Kullës, i cili madje ka pozuar për mediat me uniformë dhe kallashnikov në dorë. Ai shoqërohej gjithmonë nga një eskortë e armatosur me automatikë dhe vetë asnjëherë nuk e lëshonte automatikun nga dora./ReportTV

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...