Shifër që habit jo pak njerëz, Përse gjashtë milionë shqiptarë në Turqi

Nga Kosova drejt Turqisë serbët dëbuan një numër të konsiderueshëm shqiptarësh. Vetëm pas luftës së dytë botërore serbët shpërngulën nga Kosova rreth 500 mijë shqiptarë. Ndërkohë që e njëjta strategji me gjenocid u ndoq dhe me shqiptarët e Çamërisë.

Gjashtë milionë shqiptarë në Turqi janë një shifër që habit jo pak njerëz. Por janë një sërë historianësh dhe studiuesish që rrumbullakosin një shifër të tillë. Dhe llogaria nis që nga fundi i pushtimit osman, kur ishin të shumta familjet që jetonin në Turqi. Për të vazhduar më pas me shpërnguljet masivet të shqiptarëve nga serbët.

Nga Kosova drejt Turqisë serbët dëbuan një numër të konsiderueshëm shqiptarësh. Vetëm pas luftës së dytë botërore serbët shpërngulën nga Kosova rreth 500 mijë shqiptarë. Ndërsa rreth 100 mijë të tjerë u dëbuan nga grekët. Sikur vetëm shtimi i numrit të kësaj kategorie të llogaritet gjatë 50 viteve të fundit atëherë justifikohet shifra prej 5 milionësh.

Duhet thënë se shumica e kësaj popullsie është asimiluar. Ndërkohë që e njëjta strategji u ndoq dhe me shqiptarët e Çamërisë. Sipas statistikave, shteti turk zë vendin e parë për emigracionin shqiptar. Qytetet ku shqiptarët janë vendosur me shumicë janë Stambolli, Izmiri, Bursa, Ankaraja, etj. Vendosja e shqiptarëve në Turqi zë fill që në vitet 1500.

Në shifrën prej 5 milionësh bëjnë pjesë dhe ata shqiptarë që janë shkrirë me familje të tjera dhe që kanë prindërit shqiptarë.

Në Turqi nuk ka asnjë shkollë shqipe.
Nuk ka asnjë radio në gjuhën shqipe.
Asnjë televizion në gjuhën shqipe.
Asnjë gazetë në gjuhën shqipe.
Shqiptarët e Turqisë e humbin shpejt gjuhën dhe kthehen në turq me origjinë shqiptare.

Ata dijnë fare pak për vendin e tyre.
Mësojnë se Skënderbeu ka qenë tradhëtar i Sulltanit.
Se Sulltani e pat ndaluar shkrimin shqip për të mirën e shqiptarëve.
Se Sulltani nuk lejoi bashkimin e trojeve shqiptare në një vilajet për të mirën e shqiptarëve.
Se marrëveshjet me Serbinë dhe Greqinë, Turqia i ka bërë për të mirën e shqiptarëve.
Se Perandoria Osmane i shpëtoi shqiptarët.
Se turqizimi me detyrim i shqipatrëve bëhet për të mirën e tyre!

Se turqit shkatërruan Konstandinopojën qytetin më të bukur dhe më të pasur të botës.
Se turqit i lanë në mjerim si veten, ashtu dhe vendet që pushtuan.
Se prej “qyteterimit te madh” turqit e hapën univeristetin me shumë vonesë vetëm në vitin 1868 dhe e mbyllën tre herë rrjesht.

Se së bashku me mongolet e Çinçiz Kanit, turqit jane te vetmit qe krijuan perandori pa qyteterim dhe, megjithese pushtuan popuj te qyteteruar, mbeten barbare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...