Arratisje spektakolare nga burgu me helikopter, francezi imiton Alket Rizain

Një gangster famëkeq i’a mbathi me helikopter nga një burg në afërsi të Parisit.

Redoine Faid u arratis pasi tre bashkëpunëtorë të tij të armatosur rëndë u ulën me helikopter në oborrin e burgut dhe e morën me vete. 46-vjeçari

Faid po shlyente një dënim me 25 vjet burg për një grabitje me armë gjatë së cilës u vra një polic.

Kjo është hera e dytë që Faid arratiset nga burgu. Në vitin 2013, Faid ia mbathi pasi mori 4 roje peng dhe i përdori ata si mburoja njerëzore.

Arratinë e parë ai e bëri vetëm gjysmë ore pasi ishte burgosur. Faid është i njohur në Francë jo vetëm për krimet e tij, por edhe për shfaqjet e shpeshta në televizione.

Në vitin 2009, ai shkroi një libër për përvojat e tij, ndërsa rritej në një rrethinë të Parisit mes krimeve dhe shndërrimin e tij në një kriminel.

Ai pretendonte se i kishte dhënë fund kësaj jete, por një vit më vonë mori pjesë në grabitjen që i kushtoi sërish lirinë.

Mediat franceze raportojnë se në arratinë e fundit, askush nuk mbeti i lënduar dhe operacioni u bë mjaft i lehtë, pasi oborri i burgut nuk ishte mbuluar me rrjetë,

si është bërë praktikë në shumë burgje evropiane, pas disa arratish të famshme me helikopter, mes të cilave edhe ajo e Alket Rizait në Greqi.

Helikopteri u largua me shpejtësi dhe u gjet nga policia i djegur.

Tashmë ka nisur një operacion masiv për të rigjetur gangsterin famëkeq Redoine Faid. / Top-Channel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...