ÇMIMET E LARTA TË FLUTURIMEVE/ Taksat e Aeroportit të RINASIT shkojnë deri në 25%

Autoriteti i Konkurrencës ka dalë në konkluzionin se një e katërta e çmimit të një bilete në Shqipëri përbëhet nga taksat që vendos koncesionari i aeroportit të Tiranës.

Në një vendim të datës 14 Qershor, Komisioni i Konkurrencës ka kërkuar nga autoritetet që të marrin masa nga abuzimet që janë duke bërë edhe kompanitë e fluturimit ajror me çmimin e biletave që tregtojnë në Shqipëri.

Për këtë arsye Autoriteti i Konkurrencës i rekomandon Autoritetit të Aviacionit Civil që brenda 90 ditëve të kryejë analizën e çmimeve që vendosin linjat ajrore dhe të parandalojë abuzimin me çmimet e larta se rezultat i pozitës dominuese që kanë shumë kompani.

Në vendim zbulohet se Aviacioni Civil nuk ka një rregullore ose metodologji për vendosjen e tarifave të biletave.

Konkurrenca tregon se në monitorimin që i ka bërë një linje ajrore, Albanian Airlines, ka rezultuar se nga viti 2016 deri në 2017-ën çmimet e biletave janë rritur vetëm si arsye e rritjes së kërkesës për fluturime dhe jo e kostove të kompanisë. Abuzime të shumta janë gjetur edhe me shumë pasagjerë të cilëve iu është anuluar fluturimi pa arsye dhe nuk kanë marrë kompensim, ndërsa vetë institucionet përgjegjëse nuk janë marrë masa për të rregulluar këtë situatë.

Në pikën e fundit të vendimit, komisioni i konkurrencës kërkon që edhe koncesionari i Rinasit duhet të marrë masat që shfaqë në vende të dukshme brenda aeroportit informacionin mbi të drejtat e udhëtarëve dhe informimin e tyre për anulimet e fluturimeve.

Vetëm në rastin e linjës Tiranë-Vjenë është evidentuar se çmimi mesatar i biletave është 190 euro, 7.7% më i lartë se mesatarja e rajonit.

Nga përpunimi i të dhënave të Televizionin Klan, është evidentuar se tarifat që vendos kompania që ka operimin e Aeroportit të Rinasit janë 2 deri në 3 herë më të larta se aeroportet e ngjashme në vendet fqinjë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...