Pas golave dhe festime me simbolin e shqiponjës nga Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri të gjithë mediat botërore po “ziejnë”.
Nga “BBC” tek “AS” dhe në mediat e ndryshme ballkanike, ku mund të veçojmë ato në Serbi e Zvicër, një tjetër personalitet ka zgjedhur të solidarizohet me
dy futbollistët shqiptarë. Ai është gazetari i sportit të televizionit publik zvicerian, Piere Pollier që pasi ka raportuar nga Rusia ka bërë dhe shenjën e shqiponjës.
Ndërkohë, gazeta më e madhe zvicerane, Blick gjithashtu ka nisur një fushatë ku i ka ftuar lexuesit
e saj të dërgojnë fotografi duke e bërë gjestin me shqiponjën shqiptare.